
Gazetari i njohur sportiv, Rodra, ka zbuluar detajet financiare të transferimit të afërt të sulmuesit të Leipzigut, Yan Diomande, te Real Madridi.
Sipas raportimit të tij, kampionët e Evropës do të paguajnë 122 milionë euro si shumë fikse për kartonin e lojtarit.
Marrëveshja përfshin gjithashtu 10 milionë euro bonus, të lidhura me performancën, duke e çuar vlerën totale të transferimit në 132 milionë euro.
Në të njëjtën kohë, Rodra bën të ditur se edhe negociatat e Real Madridit për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, kanë avancuar ndjeshëm.
Transferimi i spanjollit pritet të kushtojë rreth 65 milionë euro, por marrëveshja do të finalizohet vetëm pasi City të sigurojë zëvendësuesin e tij, Ayyoub Bouaddi.
Ndërkohë, sa i përket të ardhmes së Vinicius Juniorit, bisedimet për rinovimin e kontratës mbeten plotësisht të hapura dhe ende nuk ka një marrëveshje mes palëve./Kampionet/



