
Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Marc Bernal, nuk po mendon të largohet nga klubi, pavarësisht spekulimeve që e kanë lidhur atë me një transferim te Manchester City.
“Është e vërtetë që e kam parë këtë lajm, por nuk po i kushtoj vëmendje. Jam i fokusuar në përgatitjet parasezonale dhe vetëm te kjo jam i përqendruar”, ka deklaruar 19-vjeçari.
Duke folur për mundësinë e një rinovimi afatgjatë me Barcelonën, Bernal shtoi se kjo çështje i përket agjentit të tij.
“Jam i fokusuar që të zhvilloj një përgatitje të mirë parasezonale. Kjo është çështje për agjentin tim. Por dëshira ime është të qëndroj këtu për shumë vite”.
Bernal gjithashtu ndihet i gatshëm për të marrë më shumë përgjegjësi te Barcelona në sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas lëndimit të Frenkie De Jongut.

“Po, jam 100 për qind gati. Por vendimi për të më aktivizuar varet nga trajneri; ai do të vendosë”.
“Megjithatë, e shoh veten si titullar. Çdo lojtar duhet të ketë besim te vetja dhe te ajo që mund t’i japë skuadrës”, tha mesfushori spanjoll.
Bernal shihet si një nga talentet më premtues të akademisë së Barcelonës dhe klubi katalanas shpreson që ai të bëhet një pjesë e rëndësishme e projektit të së ardhmes./Kampionet/


