BallinaLiga NdërkombëtareZyrtare: Garancho huazohet te Aston Villa - Kampionet

Zyrtare: Garancho huazohet te Aston Villa – Kampionet

Aston Villa ka konfirmuar transferimin në formë huazimi të sulmuesit argjentinas Alejandro Garnacho nga Chelsea.

22-vjeçari do të luajë në Villa Park deri në përfundim të sezonit 2026/27, me klubin nga Birminghami që synon të përfitojë nga cilësitë e tij në repartin ofensiv.

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, shprehu kënaqësinë për afrimin e reprezentuesit argjentinas.

“Jemi shumë të kënaqur që Garnacho është bërë pjesë e ekipit tonë. Ai është një futbollist me talent të jashtëzakonshëm dhe e bëri të qartë dëshirën për t’iu bashkuar projektit tonë. Kjo na bën shumë të lumtur”, deklaroi Emery.

Chelsea vendosi ta lejojë largimin e Garnachos pas përforcimit të repartit ofensiv me transferimin e anglezit Morgan Rogers.

Gjatë sezonit të kaluar me fanellën e Chelseat, Garnacho zhvilloi 39 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar katër gola dhe duke dhuruar pesë asistime. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments