BallinaLiga Ndërkombëtare“Je me fat që nuk ndodhi në kohën time”, Sergio Ramos me...

“Je me fat që nuk ndodhi në kohën time”, Sergio Ramos me mesazh të ashpër ndaj yllit argjentinas – Kampionet

Ish-kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së mesfushorit argjentinas Leandro Paredes pas finales së Kupës së Botës, duke e kritikuar për veprimet e tij pas humbjes ndaj Spanjës.

Finalja e Botërorit u shoqërua me tensione të mëdha pas përfundimit të ndeshjes, me disa përplasje mes futbollistëve të të dyja kombëtareve. Një nga momentet më të diskutuara ishte përplasja e Paredes me lojtarët spanjollë, për të cilën legjenda e futbollit spanjoll ka shprehur pakënaqësinë e tij.

Ramos e cilësoi sjelljen e mesfushorit argjentinas si mungesë respekti dhe theksoi se humbja nuk mund të shërbejë kurrë si arsye për të humbur kontrollin.

“Ajo që bëri Leandro Paredes ishte një mungesë e madhe respekti. Të reagosh me agresivitet vetëm sepse ke humbur është e papranueshme. Në futboll, ashtu si në jetë, duhet të dish edhe të humbësh”, ka deklaruar Ramos.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit shtoi se respekti ndaj kundërshtarit duhet të ekzistojë në çdo situatë, edhe kur dhimbja e humbjes është e madhe.

“Duhet të respektosh kundërshtarin, pavarësisht sa e dhimbshme është humbja. Humbja e një finaleje të Kupës së Botës dhemb shumë, por nuk është kurrë justifikim për të humbur kontrollin mbi veten”, u shpreh ai.

Megjithatë, Ramos dha edhe një deklaratë të fortë duke kujtuar karakterin e tij luftarak gjatë karrierës.

“Duhet të jetë me fat që kjo nuk ndodhi në kohën time. Të premtoj se do ta kisha zgjidhur vetë”, tha ish-kapiteni i Spanjës.

Deklarata e Ramosit ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, pasi vjen nga një futbollist i njohur për karakterin e tij të fortë dhe për duelet e shumta në nivelet më të larta të futbollit botëror./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments