BallinaLiga NdërkombëtareVjen reagimi i parë i Leo Messit pas humbjes në finale të...

Vjen reagimi i parë i Leo Messit pas humbjes në finale të Kupës së Botës – Kampionet

Lionel Messi ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, duke publikuar një mesazh emocionues në rrjetet sociale.

Kapiteni argjentinas, i cili me shumë gjasa zhvilloi ndeshjen e tij të fundit në një Kupë Bote, falënderoi tifozët për mbështetjen dhe u shpreh krenar për rrugëtimin e skuadrës deri në finale.

“Dhimbja është e madhe dhe do të duhet kohë që kjo plagë të shërohet. Por dua të mbaj mend gjithçka të bukur që përjetuam. Ndeshjet që përmbysëm, përkushtimin maksimal të secilit dhe mbështetjen e një vendi të tërë, që së bashku me punën dhe sakrificën e këtij grupi na bëri edhe një herë ndër ekipet më të mira në botë”, shkroi fillimisht Messi.

39-vjeçari theksoi se, edhe pse humbja është e vështirë për t’u pranuar, arritja në dy finale radhazi të Kupës së Botës është një sukses i madh.

“Sot është e vështirë ta vlerësojmë plotësisht atë që kemi arritur, por ky grup arriti të luajë në dy finale radhazi të Kupës së Botës. Faleminderit nga zemra për çdo urim dhe çdo mesazh. Edhe një herë arritëm ta bashkojmë vendin tonë dhe të ndajmë krenarinë e madhe për të qenë argjentinas”, shtoi ai.

Në fund të mesazhit, Messi pati edhe një gjest sportiv ndaj kampionëve të rinj të botës.

“Dua gjithashtu ta përgëzoj Spanjën për fitimin e kampionatit,” përfundoi legjenda argjentinase.

Argjentina u mposht 1-0 nga Spanja në finalen e zhvilluar në stadiumin MetLife, me golin vendimtar të Ferran Torres në vazhdime. Messi e mbylli turneun me 8 gola dhe 4asistime, ndërsa finalja ishte e vetmja ndeshje e Botërorit ku ai nuk kontribuoi me gol ose asistim.

Pavarësisht spekulimeve se kjo ishte paraqitja e tij e fundit në Kupën e Botës – të ushqyera edhe nga mbishkrimi “El Último Tango” në këpucët e tij – Messi mbetet nën kontratë me Inter Miamin deri në fund të vitit 2028 dhe ende nuk ka bërë të ditur nëse do t’i japë fund karrierës. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments