BallinaLiga NdërkombëtareShkëlqeu në Kupën e Botës, ylli i Anglisë kërkon t’i bashkohet gjigantit...

Shkëlqeu në Kupën e Botës, ylli i Anglisë kërkon t’i bashkohet gjigantit italian – Kampionet

Djed Spence dëshiron të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere për t’iu bashkuar Interit, sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas mediumit italian, mbrojtësi 25-vjeçar i ka dhënë dritën e gjelbër transferimit dhe kushtet personale nuk pritet të përbëjnë pengesë, ndërsa Interi vazhdon përpjekjet për ta transferuar.

Klubi italian e ka identifikuar Spencen si zëvendësuesin ideal të Denzel Dumfries dhe synon të përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes gjatë afatit kalimtar veror.

Nga ana tjetër, Tottenhami raportohet se është i gatshëm ta shesë reprezentuesin anglez, por kërkon rreth 35 milionë euro për kartonin e tij.

Spence la përshtypje shumë të mira me Anglinë në Kupën e Botës 2026, duke rritur interesimin e klubeve për shërbimet e tij falë paraqitjeve bindëse.

Mbrojtësi i krahut, i cili më parë kishte kaluar një periudhë huazimi te Genoa, ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2029, pasi iu bashkua klubit londinez nga Middlesbrough në vitin 2022./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments