BallinaLiga NdërkombëtareArgjentina përballet me hetim disiplinor nga FIFA për shkak të banderolës provokuese...

Argjentina përballet me hetim disiplinor nga FIFA për shkak të banderolës provokuese ndaj Anglisë – Kampionet

Argjentina po përballet me masa disiplinore nga FIFA pasi lojtarët shfaqën një banderolë të ngarkuar politikisht pas triumfit 2-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë në Atlanta.

Goli me kokë i Lautaro Martinez në minutën e 93-të vulosi fitoren për të siguruar një ndeshje të fundit kundër Spanjës në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Por, festimet u bënë kontroverse kur anëtarët e skuadrës argjentinase shpalosën një tabelë që shkruante “Las Malvinas son Argentinas” apo “”Ishujt Falkland janë argjentinas”.

Kjo shfaqje shkel Nenin 34.3 të rregullores së turneut të FIFA-s, i cili ndalon rreptësishtë çdo slogan apo mesazh politik në fushë.

Sipas mediumit The Athletic, ekipi argjentinas përballet me precedent për sanksione, pasi është gjobitur pikërisht për këtë slogan në vitin 2014, ndërsa UEFA kohët e fundit i ka ndaluar lojtarët e Spanjës, Rodri dhe Alvaro Morata, për thirrje të ngjashme politike pas Euro 2024.

Tensionet politike ishin tashmë të larta pasi zëvendëspresidentja argjentinase, Victoria Villarruel, i quajti anglezët “piratë uzurpues” në internet para fillimit të ndeshjes.

Pas incidentit pas ndeshjes, Sekretari i Biznesit i Mbretërisë së Bashkuar, Peter Kyle, e dënoi shfaqjen në fushë duke e cilësuar si krejtësisht të papërshtatshme. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments