BallinaLiga NdërkombëtareJames Rodriguez dhe Luis Diaz me zemër të thyer shpërthejnë në lot...

James Rodriguez dhe Luis Diaz me zemër të thyer shpërthejnë në lot pas eliminimit nga Zvicra në Kupën e Botës – Kampionet

Eliminimi i ekipit kombëtar të Kolumbisë në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026 e preu thellë ekipin nga Amerika e Jugut, i cili e pati të pamundur të mbante lotët pasi humbi 4-3 në penallti ndaj Zvicrës.

Kolumbia u eliminua pas ekzekutimit të penalltive nga Zvicra, me rezultat 4-3.

Gjatë 120 minutave nuk pati gola, por mungesa e ekzekutimit të saktë nga pika e penalltisë varrosi ëndrrën e Los Cafeteros për të avancuar në çerekfinale, ku kundërshtari i radhës për skuadrën e kualifikuar të Zvicrës do të jetë Argjentina.

Ky eliminim i preku shumë lojtarët kolumbianë e në veçanti yjet e ekipit, të cilët synonin ta dërgonin kombëtaren e tyre në çerekfinale.

Një nga pamjet më emocionuese ishte ajo e kapitenit James Rodriguez dhe yllit të skuadrës, Luis Diaz.

Të dy futbollistët përfunduan duke qarë në fushë në stadiumin BC Place të Vancouverit, ku u desh të ngushëlloheshin nga stafi i trajnerëve pas gjuajtjes së penalltive. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments