
Anglia ka siguruar vendin e parë në Grupin L të Kupës së Botës, pasi mposhti Panamanë me rezultat 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel e dominoi takimin, por iu desh të priste deri në pjesën e dytë për të zhbllokuar rezultatin.
Në minutën e 62-të, Jude Bellingham përfitoi nga një goditje nga këndi e Bukayo Sakas dhe realizoi për epërsinë 1-0.

Vetëm pesë minuta më vonë, Anglia vulosi fitoren. Jude Bellingham asistoi bukur për Harry Kane, i cili nga afërsia dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-0.
Me këtë fitore, Anglia e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me shtatë pikë, duke siguruar kualifikimin në fazën eliminatore si lider i Grupit L.

Nga ana tjetër, Panamaja e përfundon aventurën në Kupën e Botës pa asnjë pikë, duke u eliminuar pas tri humbjeve në po aq ndeshje. /Kampionet/


