BallinaLiga NdërkombëtareEkuadori trondit Gjermaninë dhe siguron kualifikimin historik në fazën e eliminimit -...

Ekuadori trondit Gjermaninë dhe siguron kualifikimin historik në fazën e eliminimit – Kampionet

Kombëtarja e Ekuadorit ka siguruar një fitore të madhe 2-1 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e raundit të tretë të Kampionatit Botëror, duke vulosur edhe kualifikimin për fazën tjetër si një nga tetë skuadrat më të mira nga vendet e treta të turneut.

Gjermania e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me një gol të Leroy Sane, pas një kombinimi me Florian Wirtz, i cili i hapi rrugën për një finalizim të saktë në këndin e poshtëm të portës për 1-0.

Por përgjigjja e Ekuadorit ishte e shpejtë. Në minutën e nëntë, Nilson Angulo realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke barazuar rezultatin me një goditje të fuqishme në cepin e djathtë të portës për 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me tension dhe raste nga të dyja anët, ku Gjermania kërkoi sërish avantazhin, ndërsa Ekuadori u tregua shumë i rrezikshëm në kundërsulme.

Në fillim të pjesës së dytë, Gjermania fitoi një penallti, por pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u anulua, duke shkaktuar polemika në fushë.

Trajneri Julian Nagelsmann bëri disa ndryshime taktike, duke futur lojtarë të freskët si Pascal Gross, Deniz Undav dhe Malick Thiaw, por pa arritur të ndryshojë rrjedhën e lojës.

Në minutën e 64-të, Ekuadori rifitoi kontrollin me zëvendësime të rëndësishme, përfshirë hyrjen e Kevin Rodriguez, i cili u bë protagonist në aksionin vendimtar.

Momenti kyç erdhi në minutën e 77-të, kur pas një goditjeje këndi dhe një topi të kthyer në zonë, Gonzalo Plata shënoi golin e fitores, duke e dërguar topin në rrjetë nga afërsia dhe duke vulosur rezultatin 2-1.

Në minutat e fundit, Gjermania u përpoq të reagojë, me raste të rrezikshme nga Sane, por pa sukses përballë një mbrojtjeje të organizuar të Ekuadorit./Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments