BallinaLiga NdërkombëtareRonaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës – arritje që Messi...

Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës – arritje që Messi vetëm mundet ta ëndërrojë – Kampionet

Cristiano Ronaldo ka hyrë edhe një herë në histori të futbollit botëror, duke vendosur një rekord unik gjatë Kupës së Botës 2026, të cilin as Lionel Messi nuk mund ta arrijë.

Në ndeshjen e Portugalisë ndaj Uzbekistanit, sulmuesi 41-vjeçar shënoi golin e parë të takimit dhe i dha avantazhin skuadrës së tij, duke regjistruar një moment historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Pastaj ai shtoi edhe një, duke e quar në 10 gola, paraqitjet e tij në Kupat e Botës.

Ronaldo shkruan histori në gjashtë Kupa Bote

Me këtë gol, Cristiano Ronaldo u bë lojtari i parë në histori që shënon në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës, duke nisur nga Gjermania 2006 dhe duke vazhduar në çdo turne deri në vitin 2026.

Rruga e tij në Botëror filloi me golin ndaj Iranit në 2006, vazhdoi me realizime në Afrikën e Jugut 2010, Brazil 2014, Rusi 2018 dhe Katar 2022, ku shënoi gjithsej shtatë gola.

Seria e tij u zgjat edhe në Botërorin 2026, duke e bërë një nga rekordet më të qëndrueshme në historinë e futbollit ndërkombëtar.

telegrafi.com

Një rekord që Messi nuk mund ta arrijë

Edhe pse Lionel Messi ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme në Kupat e Botës dhe mban rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 18 gola, ai nuk ka arritur të shënojë në gjashtë edicione të ndryshme të turneut.

Messi ka realizuar në pesë Botërorë (2006, 2014, 2018, 2022 dhe 2026), por mosshënimi në një nga edicionet e mëparshme e bën të pamundur barazimin e këtij rekordi të Ronaldos.

Në këtë mënyrë, Ronaldo dhe Messi vazhdojnë rivalitetin e tyre historik edhe në skenën më të madhe të futbollit, me rekorde që po e çojnë gjithnjë e më lart kufirin e historisë së sportit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments