Tuesday, June 23, 2026
Hapsir per reklama 728x90
BallinaKombëtarjaFormacionet zyrtare, Kosova - Andorra: Foda me pak ndryshime - Kampionet

Formacionet zyrtare, Kosova – Andorra: Foda me pak ndryshime – Kampionet

 

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen miqësore ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur për formacionin startues me të cilin do ta nisë takimin, duke u dhënë mundësi disa futbollistëve që të dëshmojnë vlerat e tyre.

Porta i besohet Visar Bekajt, ndërsa sulmit i besohet Albion Rrahmanit dhe Fisnik Asllanit.

Për Kosovën kjo sfidë shërben si test i rëndësishëm për të parë formën e lojtarëve dhe për të provuar alternativa të reja para ndeshjeve zyrtare që e presin në vazhdim në Ligën e Kombeve.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.

Kosova: Bekaj – Vojvoda, Krasniqi, Hjadari, Gallapeni – Jashari, Avdullahu, Emerllahu – Zabergja, Asllani, Rrahmani.

Andorra: Alvarez – San Nicolas, Oliviera, Guillen, Borra Font, Remolins, Babot, Izquierdo, Martinez, Sola, Cocu.

/Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments