Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaKombëtarjaLIVE: Slloveni-Kosovë, sfida e madhe e Dardanëve - Kampionet

LIVE: Slloveni-Kosovë, sfida e madhe e Dardanëve – Kampionet

 

Kombëtarja e Kosovës do të luajë në udhëtim te Sllovenia në ndeshjen e Grupit B, që pritet të zhvillohet në “Stozice Stadium” me fillim nga ora 20:25.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Kosovën, pasi me rezultat pozitiv siguron së paku pozitën e dytë e cila i dërgon në ‘play-off’, ndërsa sllovenët me fitore mbajnë gjallë shpresat për ta rrëmbyer vetë atë pozitë.

Kampionet gjendet me ekipin e pranishëm në Lubjanë, me dyshen Romak Zeqiri dhe Bardh Maxhuni do të ju mbajë të informuar për çdo gjë rreth Kosovës. Udhëtimi i ekipi tonë është mundësuar nga ELBAU.

Vedat Muriqi tregon nëse do t’i presë flokët nëse Kosova kualifikohet në Botëror

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se nuk do t’i presë flokët edhe nëse Kombëtarja e Kosovës kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026.

Ylli i Mallorcas premtoi se nëse “Dardanët” shkojnë në Botëror do të shënojë gola edhe atje, megjithatë e hodhi poshtë mundësinë që t’i presë flokët.

“Për gola po kismet, nëse kualifikohemi do të shënoj gola edhe atje. E di që premtimin po e doni për flokët, por po më vjen keq”, tha ai duke qeshur.

Lajmi i plotë…

Momenti kur lojtarët e Kosovës inspektuan fushën në stadiumin Stozice

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Slloveni, ku lojtarët vetëm kanë inspektuar fushën në stadiumin “Stozice”, aty ku nesër do t’i kërkojnë pikët e plota.

Kosova nuk ka preferuar të stërvitë në Slloveni, ku sot në “Fadil Vokrri” ka mbyllur seancën e fundit.

Franco Foda e konfirmon se Amir Rrahmani luan ndaj Sllovenisë, flet edhe për Edon Zhegrovën

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda e ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Amir Rrahmani do të luajë titullar ndaj Sllovenisë, ndërsa nuk e tha të njëjtën për Edon Zhegrovën.

Rrahmani nuk ka qenë fare pjesë e “Dardanëve” në muajin tetor shkaku që ishte i lënduar, ndërsa Zhegrova zhvilloi shumë pak minuta.

Në konferencë për shtyp, Foda konfirmoi se Rrahmani do të jetë gati pasi edhe ka luajtur tre ndeshje me Napolin para se t’i bashkohej ekipit kombëtar.

Lajmi i plotë…

“Synimi është fitorja, i kemi analizuar mirë”, Foda optimist para përballjes me Slloveninë

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda është shprehur optimist para përballjes me Slloveninë.

Tekniku gjerman në konferencë për media tha se pret prapë një përballje të njëjtë si në Prishtinë, ku këtë herë detajet mund ta bëjnë dallimin.

“Në ndeshjen e parë të dyja skuadrat kanë luajtur mirë dhe kujdesshëm. Asnjëra nuk i shfrytëzuan rastet, pres njëjtë edhe nesër dhe detajet ta bëjnë dallimin”.

Lajmi i plotë…

Qendërmbrojtësit në top formë: A ka kokë-dhimbje Franco Foda, se me kë do të startojë?

Franco Foda është pyetur për mbrojtjen qendrën e mbrojtjes, pasi të gjithë mbrojtësit janë në formë, ndërsa është kthyer edhe Amir Rrahmani, nga lëndimi.

Përzgjedhësi i Kosovës, ka ofruar për këtë tubim emra si Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi dhe Leart Sadriu.

Duhet nënvizuar se në dy përballjet e forta të fundit, ndaj Sllovenisë (0-0) dhe Suedisë (0-0), mbrojtja nuk pësoi gol.

Të gjithë lojtarët në mbrojtje kanë luajtur mirë. Ne kemi mundësi të shumta. Janë të gjithë të gatshëm për lojë. Të gjithë janë të rëndësishëm. I kam parë edhe në stërvitje paraprakisht”.

“Kjo është më e rëndësishmja. Ne duhet të zgjedhim vetëm 11 lojtarë për ndeshje. E rëndësishme është që janë të gatshëm për lojë, jo vetëm qendërmbrojtësit, kjo më gëzon mua si trajner”, deklaroi Foda.

“Do të jenë me plot besim, por kemi kualitet”, Kek i sigurt që Sllovenia do ta ‘thyejë’ Kosovën

Përzgjedhësi i Sllovenisë Matjaz Kek ka vlerësuar lartë Kosovën para ndeshjes së nesërme, por pret që t’i marrin pikët e plota në shtëpi.

Kosova do të jetë mysafir i Sllovenisë të shtunën mbrëma ndërsa me vetëm një pikë do ta siguronte edhe zyrtarisht play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Megjithatë, Kek beson plotësisht se Sllovenia do të arrijë ta ndalë Kosovën, pavarësisht arritjeve të “Dardanëve”.

Lajmi i plotë…

“S’bën të sulmojmë me vrull, Kosova e frikshme në kundërsulme”, Jan Oblak mesazh bashkëlojtarëve

Portieri Jan Oblak e ka paralajmëruar kombëtaren e Sllovenisë të mos sulmojë me vrull sepse Kosova mund të përfitojë dhe rrezikojë përmes kundërsulmeve.

Oblak pavarësisht që nuk stërviti disa ditë me Slloveninë pritet të jetë gati për të shtunën në përballjen ndaj “Dardanëve”.

Megjithatë, slloveni para ndeshjes ka paralajmëruar bashkëlojtarët të mos jenë të fokusuar në sulm sepse Kosova është e rrezikshme në kundërsulme.

Lajmi i plotë…

Ekipi i Kosovës niset drejt Lubjanës për ndeshjen me Slloveninë

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës është nisur pak më parë drejt Lubjanës, aty ku do ta luajë ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovenisë.

Kosova do të luajë nesër (e shtunë) në udhëtim te Sllovenia në ndeshjen e parafundit të Grupin B, të vlefshme për kualifikuesen e Kupës së Botës 2026, takim që është paraparë të zhvillohet në në “Stozice Stadium” me fillim nga ora 20:45.

Pasi kanë përfunduar stërvitjen gjatë ditës së sotme (e premte), ekspedita e Kosovës është nisur rreth orës 15:00 drejt Lubjanës.

Lajmi i plotë…

Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para nisjes në Lubjanë

Ekipi i Kombëtares së Kosovës ka kompletuar sot (e premte) stërvitjen e fundit në Prishtinë, para nisjes në Lubjanë për ndeshjen me Slloveninë.

Kosova do të luajë nesër (e shtunë) në udhëtim te Sllovenia në ndeshjen e parafundit të Grupin B, të vlefshme për kualifikuesen e Kupës së Botës 2026.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në në “Stozice Stadium” me fillim nga ora 20:45.

Lajmi i plotë…

“Një ngritje historike për Kosovën, në prag debutimi në Kupën e Botës”, FIFA me postim domethënës për Dardanët

FIFA ka ndarë sot (e premte) një postim tepër domethënës për Kombëtaren e Kosovës, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si një “ngritje historike”. Në fokus është evolucioni i jashtëzakonshëm i Kombëtares së Kosovës në renditjen botërore, që nga debutimi në vitin 2016 deri te pozita rekorde që gëzojnë sot.

Sipas FIFA-s, Kosova u paraqit për herë të parë në listën e renditjes botërore në vendin e 190-të, një start modest për një kombëtare të sapopranuar në arenën ndërkombëtare.

Por, nga ai moment, progresi ka qenë i pandalshëm: ndeshje të forta, rezultate surprizuese dhe një identitet i qartë futbollistik kanë kthyer Kosovën në një histori suksesi.

Lajmi i plotë..

Slloveni-Kosovë, ndeshja u besohet gjyqtarëve francezë

Janë caktuar tashmë edhe zyrtarisht gjyqtarët e ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë, e planifikuar për të shtunën mbrëma.

Dardanët do të luajnë në udhëtim te sllovenët në ndeshjen e Grupit B, që pritet të zhvillohet në “Stozice Stadium” me fillim nga ora 20:25.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Kosovën, pasi me rezultat pozitiv siguron së paku pozitën e dytë e cila i dërgon në ‘play-off’, ndërsa sllovenët me fitore mbajnë gjallë shpresat për ta rrëmbyer vetë atë pozitë.

Lajmi i plotë..

“E dimë çfarë duam, kemi plane se si ta mposhtim Kosovën” – mbrojtësi Janza flet për përballjen vendimtare për sllovenët

Futbollisti Erik Janza ka deklaruar se Sllovenia ka disa plane për të fituar ndeshjen kundër Kosovës dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Ai ka theksuar se kombëtarja sllovene po përgatitet maksimalisht për këtë takim, që konsiderohet si një “finale” ndaj Dardanëve.

Ndeshja Slloveni – Kosovë do të luhet të shtunën në Lubjanë, në një përballje vendimtare për renditjen në grup.

Lajmi i plotë..

Frikë te Sllovenia, edhe ylli më i madh i skuadrës në dyshime për Kosovën

Pas Benjamin Seskos, edhe portieri Jan Oblak është në dyshime për përballjen ndaj Kosovës.

Siç raportojnë mediat sllovene, te Federata ka frikë se portieri i Atletico Madridit mund të mos jetë gati shkaku i disa problemeve.

Lajmi i plotë..

“Po e presim me hasret”, Mërgim Vojvoda paralajmëron Slloveninë se Kosova luan vetëm për fitore

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda thotë se Kombëtarja e Kosovës synon t’i sigurojë vetëm pikët e plota në përballjen me Slloveninë.

“Dardanët” do të rikthehen në “aksion” të shtunën në përballjen ndaj sllovenëve, ku vetëm me një barazim do ta sigurojnë play-offin e Kupës së Botës, ndërsa me fitore do të mbesim në garë për kualifikim direkt, por kuptohet duhet të shpresojmë që Suedia e ndalë Zvicrën.

Për faqen zyrtare të FFK-së, Vojvoda u shpreh se gjithçka po shkon për mrekulli dhe synimi është vetëm fitorja.

Lajmi i plotë..

Gallapeni: Atmosfera është e shkëlqyer, duam të shkruajmë historinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me intensitet përgatitjet për ndeshjen e parë vendimtare të këtij muaji në kualifikimet e Botërorit 2026 kundër Sllovenisë, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Stozice” në Lubjanë.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është e shkëlqyer, derisa një nga futbollistët që ka shkëlqyer në këtë kampanjë kualifikuese është Dion Gallapeni.

Anëtari i skuadrës polake Widzew Lodz tha se këto dy ndeshje janë jetike për Dardanët dhe dëshirojnë të shkruajnë historinë.

Lajmi i plotë…

Federata e Futbollit të Sllovenisë konfirmon se mungesën e Benjamin Seskos ndaj Kosovës

Benjamin Sesko do të humbasë ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare të Sllovenisë, pasi lojtari po përballet me dëmtimin e gjurit, duke i dhënë fund tensioneve midis Manchester United dhe ekipit kombëtar.

Federata e Futbollit të Sllovenisë konfirmoi se ka marrë të gjitha raportet mjekësore nga klubi për Seskon dhe ka konfirmuar se ai nuk do t’i bashkohet kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese, ndaj Kosovës dhe Suedisë.

Lajmi i plotë..

“Bashkë të pathyeshëm”, faqja zyrtare e FFK-së publikon një video motivuese para ndeshjes me Slloveninë

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar një video motivuese para përballjes së madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Dardanët janë para një përballje vendimtare në udhëtim te Sllovenia, ndeshje e cila pritet të zhvillohet të shtunën në “Stadion Stožice” të Lubjanë, me fillim nga ora 20:45.

Për ekipin e Franco Fodas një barazim do ta siguronte vendin e dytë në Grupin B apo automatikisht një vend në ‘play-off’ për kualifikim për Kampionatin Botëror 2026.

Lajmi i plotë..

“Tifozët do të jenë forca jonë shtesë ndaj Kosovës” – mesfushori slloven Loveric nuk është dorëzuar ende

Mesfushori i Sllovenisë, Sandi Lovric, ka folur për përgatitjet e ekipit slloven para ndeshjes së rëndësishme të së shtunës ndaj Kosovës në stadiumin “Stozice”, duke theksuar se skuadra është e qetë, e përgatitur dhe e mbështetur nga publiku vendas.

Kosova shkon në këtë ndeshje se e dyta e grupit me 7 pikë, ndërsa Sllovenia është e treta me 3 pikë.

Lajmi i plotë..

“Do të luajmë për fitore, edhe për Seskon” – mbrojtësi Vanja Drkusic flet për përballjen ndaj Kosovës

Kombëtarja e Sllovenisë ka vazhduar përgatitjet në Qendrën Kombëtare të Futbollit Brdo, në prag të përballjes së së shtunës kundër Kosovës, që do të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës.

Mbrojtësi Vanja Drkusic, që luan në kampionatin rus me Zenitin, ka deklaruar se atmosfera në kombëtaren sllovene është shumë pozitive dhe se skuadra është e fokusuar për të fituar gjashtë pikët maksimale në dy ndeshjet e ardhshme.

Lajmi i plotë..

Hajdari flet para përballjes me Slloveninë: Udhëtojmë për t’i marrë tre pikët

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje para përballjes me Slloveninë.

Në këtë stërvitje, Dardanët janë përqendruar kryesisht në aspektin taktik dhe në zbatimin e filozofisë së lojës që përzgjedhësi Foda synon ta aplikojë në ndeshjen e parë të këtij muaji, atë kundër Sllovenisë.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari pas stërvitjeve ka folur duke thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe synojnë pikët maksimale ndaj Sllovenisë.

Lajmi i plotë..

Korenica: Shpresoj që të marrim rezultate pozitive dhe të bëjmë historinë e Kosovës

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica është optimist për rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar edhe sot (e mërkurë) me përkushtim të madh përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Lajmi i plotë..

Xhaka thotë se Avdullahu dhe Hajdari nuk kishin vend te Zvicra, flet edhe për ‘finalen’ e mundshme në Prishtinë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur hapur për zgjedhjet e fundit të Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit, dy futbollistë që vendosën të largohen nga Zvicra për ta përfaqësuar Kosovën.

Në një intervistë për mediumin zviceran Blick, Xhaka tha se dyshja nuk kanë pasur durim për të pritur Zvicrën.

Tutje mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane tha se Leon Avdullahu nuk është më i mirë se Ardon Jashari.

Lajmi i plotë..

Sulmuesi slloven Vipotnik paralajmëron: Vetëm një Slloveni e bashkuar mund ta ndalojë Kosovën

Sulmuesi i ekipit të Swanseas, Zan Vipotnik, ka dhënë një deklaratë të qartë përpara sfidës vendimtare kundër Kosovës, duke theksuar se vetëm një Slloveni e bashkuar mund të shpresojë të marrë rezultat pozitiv në këtë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

Ai ka theksuar se përballja do të jetë e vështirë, pasi Kosova do të hyjë në fushë me motivim maksimal dhe dëshirë për të siguruar një rezultat historik.

Lajmi i plotë..

Kosova në prag të historisë: Dy ndeshje, dy variacione për ëndrrën e madhe e quajtur Kupa e Botës

Kombëtarja e Kosovës po hyn në fazën më emocionuese dhe vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

“Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit të Grupit B, të cilat mund të përcaktojnë fatin e tyre historik – pjesëmarrjen për herë të parë në “Play-Off”, e ndoshta edhe në vetë Kupën e Botës.

Lajmi i mirë është se Kosova për dy përballjet, e ka ekipin e plotë, me lojtarët kryesorë që janë në formë optimale.

Lajmi i plotë…

Bekaj flet për ndeshjet e radhës dhe mungesën e Aro Muric: Duam rezultate pozitive

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Dardanët kanë zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orët e mesditës, nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda.

Atmosfera në kampin dardan është mjaft pozitive dhe përkushtimi i futbollistëve është maksimal, teksa ekipi po përgatitet me seriozitet të lartë për sfidat që do të vendosin fatin e këtij cikli kualifikues.

Portieri dardan, Visar Bekaj ka folur për ekipin kombëtar, dy ndeshjet e radhës si dhe mungesën e Aro Muric.

Lajmi i plotë

Zabërgja i lumtur me rikthimin në ekipin kombëtar: Duam të arrijmë qëllimin tonë

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Atmosfera në kampin dardan është mjaft pozitive dhe përkushtimi i futbollistëve është maksimal, teksa ekipi po përgatitet me seriozitet të lartë për sfidat që do të vendosin fatin e këtij cikli kualifikues.

Sulmuesi i talentuar, Baton Zabërgja është shprehur i lumtur me rikthimin në ekipin kombëtar.

Lajmi i plotë..

Kosova duhet të ketë kujdes në Lubjanë: Mungesa e Seskos i sjell fat Sllovenisë, e tregojnë rezultatet

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë të nëntorit ndaj Sllovenisë më 15 nëntor në Lubjanë.

Përballja vjen me disa mungesa të rëndësishme për të dyja ekipet, që mund të ndikojnë në zhvillimin e saj.

Sllovenët do të jenë pa Benjamin Seskon, ylli i tyre kryesor, i cili u lëndua këtë fundjavë me Manchester United. Megjithatë, mungesa e sulmuesit nuk duket të jetë një problem shumë i madh për ekipin kombëtar slloven.

Lajmi i plotë…

Zvicra e humb edhe një yll para përballjes me Kosovën

Federata Zvicerane ka konfirmuar se edhe mesfushori Vincent Sierro ka pësuar lëndim, prandaj do të mungojë në ndeshjet ndaj Suedisë dhe Kosovës.

“Helvetikët” i presin dy sfida të rëndësishme në nëntor, ku me një fitore e sigurojnë matematikisht pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Lajmi i plotë..

Lajm i shkëlqyer për Kosovën, Benjamin Sesko i mungon Sllovenisë

Benjamin Sesko është detyruar të tërhiqet nga grumbullimi i kombëtares së Sllovenisë pas një lëndimi në gjurin e majtë që pësoi në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur të shtunën.

Sulmuesi do të qëndrojë në qendrën stërvitore të United, në Carrington, ku do të vazhdojë vlerësimet nga stafi mjekësor i klubit.

Lajmi i plotë..

Franco Foda flet për Diant Ramajn dhe Arijon Ibrahimovicin, tregon për kontaktet me dyshen e Heidenheim

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka dalë sot në konferencë për media në ditën e parë të grumbullimit të Dardanëve, para dy ndeshjeve të fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026, kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.

Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri.

Lajmi i plotë..

Mungon Aro Muric, Franco Foda tregon kush do ta zëvendësojë yllin e Sassuolos ndaj Sllovenisë

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se ende nuk ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Aro Muric për përballjen ndaj Sllovenisë.

Muric mbetet “gardiani” kryesor i “Dardanëve” sidoqoftë nuk do të luajë në Slloveni shkaku që është i suspenduar, si pasojë e dy kartonëve të verdhë që mori në dy ndeshjet e fundit.

Kësisoj, te Kosova opsione mbesin Amir Shaipi, Visar Bekaj dhe Faton Maloku.

Lajmi i plotë…

Foda: Kemi më shumë alternativa, ka ndryshuar sistemi

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka theksuar rëndësinë e ndeshjes së ardhshme dhe të kualifikimit në fazat pasuese të turneut.

Ai ka bërë të ditur se ekipi është i përgatitur dhe ka lojtarë të rikuperuar që mund të bëjnë diferencën, por duke rikujtuar të gjithë se ende nuk kemi arritur atë që duam, kualifikimin në Botërorë.

Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri.

Lajmi i plotë…

Foda flet për rikthimin e Rrahmanit, por edhe i premton minuta më shumë Zhegrovës

Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet e muajit nëntor, ku do të përballet me Slloveninë dhe Zvicrën.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka folur për rikthimin e Amir Rrahmanit në ekipin kombëtar pas lëndimit të gjatë, por edhe për formën e Edon Zhegrovës.

Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri.

Lajmi i plotë…

Foda flet para përballjes me Slloveninë: Synojmë së paku një pikë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për dy ndeshjet e muajit nëntor, që Kosova luan ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri.

Foda ka deklaruar se për ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë synojnë së paku një pikë.

Lajmi i plotë…

Kosova e publikon listën e të ftuarve për ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës e ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Kapiteni Amir Rrahmani është rikthyer pasi mungoi në muajin tetor, së bashku me Baton Zabergjën.

Ndërkohë, në listën rezervë kanë rënë Florent Hadërgjonaj e Florian Haxha.

Lajmi i plotë…

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments