Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareDrejtori i Spanjës zbulon arsyen e largimit shokues të Lamine Yamal nga...

Drejtori i Spanjës zbulon arsyen e largimit shokues të Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares – Kampionet

Aitor Karanka, drejtori sportiv i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), siguroi se nuk ka asnjë tension mes kombëtares dhe Barcelonës pas largimit befasues të Lamine Yamal nga skuadra e Spanjës të martën.

Karanka hodhi poshtë çdo spekulim që sugjeronte prishje të marrëdhënieve mes dy palëve, duke theksuar se komunikimi me katalanasit është “fantastik”.

Kombëtarja e Spanjës dhe trajneri Luis de la Fuente morën një goditje të fortë të martën në mëngjes, pas njoftimit për largimin e Yamal nga lista e skuadrës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, që do të luhen më 15 dhe 18 nëntor.

Ylli i Barcelonës iu nënshtrua një terapie invazive me radiofrekuencë për të luftuar shqetësimet e vazhdueshme nga pubalgjia dhe pritet të mungojë për 7 deri në 10 ditë.

Karanka siguroi se komunikimi midis federatës dhe të gjitha klubeve është në nivel shumë të lartë, duke shtuar se vendimi u mor për të mirën e lojtarit dhe për t’u fokusuar në rikuperim.

Lamine Yamal

“Parehati? Kjo nuk është më puna ime, është çështje e mjekëve. E kam thënë gjithmonë, madje edhe dje, që komunikimi me të gjitha klubet ka qenë fantastik. Kam qenë në kontakt me Deco deri sot në mëngjes, kur u mor vendimi. Dhe gjithçka u bë për të mirën e djalit, që të rikuperohet sa më shpejt”.

“Sa më mirë të jetë në klub, aq më mirë do të jetë edhe për kombëtaren. Trajneri i kombëtares ishte me të mbrëmë dhe sot në mëngjes, përpara se të largohej nga lista”.

“Ishim të lumtur sepse Lamine po kthehej në formën e tij më të mirë; zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer kundër Club Brugge dhe shënoi në Vigo para pak ditësh”.

“Ishim të etur ta shihnim sërish, por ai ka disa shqetësime fizike, dhe ajo që duam si kombëtare ashtu edhe Barça, është që ai të rikthehet sa më shpejt në nivelin e lojtarit që na magjepsi jo shumë kohë më pare”, ka thënë Karanka./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments