Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtarePSG fiton në frymën e fundit derbin ndaj Lyon - Kampionet

PSG fiton në frymën e fundit derbin ndaj Lyon – Kampionet

Në javën e 12-të të Ligue 1, Lyon ka pësuar në fund ndaj Paris Saint-Germain-in në një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultat 3-2.

PSG e nisi më mirë takimin. Në minutën e 26-të, pas një kombinimi të bukur në zonë, Warren Zaire-Emery u gjend në vendin e duhur dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Reagimi i vendasve erdhi menjëherë. Në minutën e 30-të, pas një veprimi individual të shkëlqyer, Afonso Moreira e mposhti portierin Chevalier dhe ngushtoi rezultatin në 1-1.

Vetëm disa minuta më vonë, në të 33-të, pas një gabimi në mbrojtjen e Lyonit, Khvicha Kvaratskhelia përfitoi dhe e dërgoi topin në rrjetë me një goditje precize nga skaji i zonës – 2-1 për PSG-në.

Në pjesën e dytë, Lyon vazhdoi të kërkonte barazimin dhe u shpërblye në minutën e 50-të, kur Tyler Morton asistoi bukur për Ainsley Maitland-Niles, i cili e mposhti portierin me një parabolë elegante për 2-2.

Kur dukej se Lyon do të siguronte një pikë të vlefshme, PSG reagoi fuqishëm. Në minutën e 78-të, nga një goditje këndi, topi u harkua në zonë dhe João Neves u ngrit më lart se të gjithë, duke shënuar me kokë në cepin e sipërm të portës për 2:3 – gol që vulosi fitoren e parisienëve.

PSG u ngjit sërish në krye të tabelës me 27 pikë, dy më shumë se Marseille dhe Lens që kanë nga 25 pikë. /Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments