
Sulmuesi Ermal Krasniqi ka shënuar sërish te Legia e Varshavës, por që skuadra polake pësoi në fund humbje nga Termalica.
Ylli kosovar e shënoi golin e nderit me një super goditje, por fatkeqësisht Legia pësoi një gol në minutën e fundit të kohës shtesë kësisoj epilogu përfundimtar doli të jetë 1-2.
Për Krasniqin ky është goli i dytë radhazi në kampionatin polak dhe kjo do t’i ndihmojë të vazhdojë me ritmin e lartë. “SofaScore” e vlerësoi me notën 8.4 – VIDEO.
Ai përpos golit kishte edhe plot pesë goditje tjera në portë, një prej tyre në portë kurse dy gjuajtje iu bllokuan.
Ndërkohë, Krasniqi tani do të udhëtojë për në Kosovë meqenëse është i ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës./Kampionet/


