Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësLlapi synon t’i kthehet fitores ndaj Prishtinës së Re, formacionet zyrtare -...

Llapi synon t’i kthehet fitores ndaj Prishtinës së Re, formacionet zyrtare – Kampionet

Llapi dhe Prishtina e Re kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të klubit nga Hajvalia në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje pas një humbje minimale nga Drita dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për të vazhduar ngjitjen në pozitat e epërme të tabelës.

Në anën tjetër, mysafirët e Shpëtim Babajt kanë marrë një barazim të madhe te Drenica dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Coric; H.Hyseni, Useini, Idrizi, Blakçori; Aliu, Shabani; Sadriu, Ramadani, Hasani; M.Hyseni;

Prishtina e Re: Smakiqi; Hasanaj, Rudaj, Prenci, Zeqiri; Dadet, Doukoure; Dobratiqi, Gomes, Fazliu; Zoungrana;

/Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments