Thursday, November 27, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësAlbion Rrahmani lëshon fushën në minutën e 24-të, alarm për dëmtim para...

Albion Rrahmani lëshon fushën në minutën e 24-të, alarm për dëmtim para ndeshjeve vendimtare të nëntorit me Kosovën – Kampionet

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është detyruar të lërë fushën pas vetëm 24 minutash lojë në ndeshjen mes Sparta Pragës dhe Rakowit, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Rrahmani e nisi ndeshjen si titullar, por pas një kontakti u detyrua të kërkojë zëvendësimin, duke ia lënë vendin Lukas Haraslín.

Klubi çek ka njoftuar se zëvendësimi ishte i detyruar, megjithëse shkalla e dëmtimit mbetet të konfirmohet në orët në vijim.

Ky zhvillim vjen në një moment delikat, vetëm një ditë para se Franco Foda të publikojë listën përfaqësuese për dy ndeshjet e nëntorit, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Rrahmani pritej të ishte pjesë e listës si një nga pikat kyçe të sulmit të Kosovës, por tani mbetet për t’u parë nëse do të mund të rikuperohet në kohë. Në rast se dëmtimi rezulton më i rëndë, përzgjedhësi Foda do të duhet të kërkojë një zëvendësim emergjent.


Kosova do të zhvillojë dy sfida vendimtare për fatin e saj në kualifikimet e Kupës së Botës 2026 – fillimisht ndaj Sllovenisë, e më pas përballë Zvicrës – ku lufton për një vend në play-off, ndërsa matematikisht ekziston ende mundësia edhe për pozitën e parë në grup. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments