Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareGoli i veçantë i Lamine Yamal, na e rikujtoi Lionel Messin për...

Goli i veçantë i Lamine Yamal, na e rikujtoi Lionel Messin për një moment – driblime dhe finish brilant – Kampionet

Në një ndeshje të jashtëzakonshme të zhvilluar në Belgjikë, Club Brugge dhe Barcelona dhuruan spektakël të vërtetë në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, duke barazuar me rezultat 3–3.

Vendasit kaluan herët në epërsi me golin e Nicolò Tresoldi, por Ferran Torres barazoi për katalanasit. Më pas, Carlos Forbs riktheu Club Brugge në avantazh, duke shënuar dy herë, ndërsa një autogol i pafat nga Christos Tzolis në minutën e 77-të vendosi rezultatin përfundimtar.

Një nga momentet më të bukura të ndeshjes ishte goli i Lamine Yamal, që solli barazimin 2–2, duke nxjerr në pah talentin e tij .

18-vjeçari realizoi pas një aksioni të jashtëzakonshëm personal, duke kaluar disa mbrojtës dhe përfunduar me një goditje të saktë në cepin e portës – një gol që i kujtoi të gjithëve lëvizjet karakteristike të Lionel Messit.

Ky është barazimi i parë i Barcelonës në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, dhe pas katër xhirove, katalanasit mbeten në mesin e renditjes me 11 pikë, ndërsa Club Brugge arrin në 4 pikë, duke u ngjitur në pozitën e 22-të në tabelën e përgjithshme të kompeticionit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments