Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareGazetarët italianë u pushuan nga puna - festuan si të 'çmendur' golin...

Gazetarët italianë u pushuan nga puna – festuan si të ‘çmendur’ golin e Interit gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë – Kampionet

Dy praktikantë të Sky Sports Italia janë pushuar nga puna, pasi u kapën duke festuar golin e fitores së Interit gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të ndeshjes ndaj Hellas Verona-s (1-2), e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.

Ngjarja ndodhi të dielën mbrëma, në fundin dramatik të takimit, kur një autogol i Martin Frese i dha tri pikët Interit në minutën e 93-të.

Në videon që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, dy praktikantët shihen në prapaskenë, pas prezantuesit të lajmeve, duke kërcyer dhe përqafuar njëri-tjetrin në mënyrë euforike sapo topi përfundon në rrjetë. Pas disa sekondash, ata përpiqen të ulen dhe të fshihen nga kamera, por momenti tashmë ishte bërë viral.

Reagim i menjëhershëm nga drejtoria e Sky Sports Italia

Sipas gazetarit italian Francesco Ordine, drejtori i përgjithshëm i Sky Sports Italia, Federico Ferri, ka ndërhyrë menjëherë pas incidentit dhe ka urdhëruar që të dy praktikantët të largohen nga puna.

“Drejtori i Sky Sports, Federico Ferri, ndërhyri menjëherë, duke i dërguar praktikantët në shtëpi,” shkroi Ordine në rrjetet sociale.

Pak orë më vonë, portali italian Lettera43 publikoi një letër që Ferri dyshohet se ua ka dërguar të gjithë punonjësve të redaksisë, ku theksohej rëndësia e etikës dhe paanshmërisë në gazetari.

“Të dashur kolegë. Sot, redaksia jonë ishte protagoniste e një skene të padenjë për profesionin tonë dhe për seriozitetin që duhet ta karakterizojë Sky Sport. Kur njëri prej nesh turpërohet, turpërohemi të gjithë”, ” shkruan Ferri në letrën e tij.

Drejtori i Sky Sports, Federico Ferri

Ai theksoi më tej se është “absolutisht e papranueshme” që dikush në Sky Sport të festojë një gol të cilësdo skuadër gjatë një transmetimi, duke nënvizuar se “gazetarët nuk duhet të sillen si tifozë, por si profesionistë të paanshëm”.

Sky Italia nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare për incidentin, por rasti ka ngjallur debat të gjerë në Itali mbi etikën profesionale dhe kufirin midis pasionit sportiv dhe paanshmërisë gazetareske. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments