Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareE ardhmja e paqartë e Emir Sahitit, në janar pritet të largohet...

E ardhmja e paqartë e Emir Sahitit, në janar pritet të largohet nga HSV – Kampionet

Pas një nisjeje të vështirë të sezonit, Hamburger SV ka shfaqur përmirësime, por për disa lojtarë situata mbetet e vështirë.

Mes tyre është edhe sulmuesi kosovar Emir Sahiti , i cili mund të lërë skuadrën këtë dimër.

Sipas Hamburger Abendblatt, anësori kosovar po mendon për një ndryshim të situatës në dhjetor nëse nuk siguron minutazh të mjaftueshëm në javët e ardhshme.

Agjenti i tij i ri po eksploron tashmë mundësitë në treg, duke përfshirë huazimin apo një transferim të përhershëm.

Sahiti u transferua nga Hajduk Split verën e vitit 2024 për rreth 1.2 milionë euro dhe ishte titullar në dy ndeshjet e para të Bundesligës.

telegrafi.com

Megjithatë, që nga java e katërt, ai nuk është përfshirë as në skuadër, pavarësisht se gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar ishte lojtar i rregullt në ekipin që ngjiti HSV në kategorinë e parë dhe ndër më meritorët për rikthimin e kësaj skuadre në elitën e futbollit gjerman.

Ish-klubi i tij, Hajduk Split, raportohet se ka treguar interes për një rikthim të mundshëm të mesfushorit.

Kontrata e Sahitit me Hamburger SV skadon në 2027, por nëse situata nuk ndryshon, një largim në janar është i pashmangshëm. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments