Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareBarcelona bindëse ndaj Elches, rimerr pozitën e dytë në La Liga -...

Barcelona bindëse ndaj Elches, rimerr pozitën e dytë në La Liga – Kampionet

Barcelona ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Elches, në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.

Pas humbjes në “El Clasico”, katalunasit nuk bënë gabim tjetër – për të regjistruar triumf 3-1 para tifozëve të tyre.

Lamine Yamal me një gol të bukur pas asistimit të Alejandro Baldes kaloi Barcelonën në epërsi (9’).

Dy minuta më pas, ishte Ferran Torres që përfitoi nga asistimi i Fermin Lopez për ta dyfishuar epërsinë (11’).

Marcus Rashford

Megjithatë, Elche befasoi të gjithë kur ngushtoi epërsinë në përfundimin e pjesës së parë për Mir, që realizoi pas asistimit të Nunez (42’).

Sidoqoftë, blaugranasit nuk lejuan gabime me Marcus Rashford që u përkujdes për ta vulosur fitoren (61’).

Me këtë fitore, Barcelona rimerr pozitën e dytë në La Liga me 25 pikë derisa Elche zë pozitën e nëntë me 14 sosh./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments