
Juventusi e ka nisur me fitore epokën nën Luciano Spallettin, duke mposhtur në udhëtim Cremonesen.
“Zonja e Vjetër” ishte më e mirë gjatë tërë lojës, për të fituar në fund me rezultat 1-2.
Pas vetëm dy minutave lojë, Filip Kostic u gjend në vendin e duhur duke përfituar nga një top i kthyer për të kaluar Juventusin në epërsi.
Juventusi dominoi në përgjithësi por që assesi nuk krijoi ndonjë rast të rrezikshëm për ta dyfishuar epërsinë gjatë këtyre 45 minutave të parë.
Megjithatë, këtë e arritën në pjesën e dytë. Andrea Cambiaso përfitoi nga një top i kthyer dhe me një goditje të fuqishme e dyfishoi epërsinë (68’).
E tëra që bëri Cremonese ishte goli i nderit i realizuar nga Jamie Vardy, një gol plotësisht solo (83’).
Njësoi si Igor Tudor, edhe trajneri Luciano Spalletti nuk i dha asnjë minutë Edon Zhegrovës në këtë sfidë.
Juventusi ngjitët tani në pozitën e pestë në tabelë me 18 pikë derisa Cremonese zë vendin e nëntë me 14 sosh./Kampionet/


