Thursday, November 27, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareBayern Munich ende pa plan konkret rreth Fisnik Asllanit - Kampionet

Bayern Munich ende pa plan konkret rreth Fisnik Asllanit – Kampionet

Pavarësisht raportimeve se Bayern Munich po rivalizon Barcelonën për shërbimet e sulmuesit kosovar Fisnik Asllani, duket që “Bavarezzët” ende s’kanë plan konkret për lojtarin.

Sipas asaj që raportohet nga gazetarët e afërt me klubin gjerman, interesimi i Bayernit ende nuk është shumë serioz.

Gazetarët Christian Falk dhe Tobi Altschaffl qartësuan se te Bayerni nuk ka ndonjë listë të ngushtë, e cila e përfshin Asllanin.

“Do të thosha se nuk është e vërtetë sa i përket listës së ngushtë”, deklaroi Altschaffl.

Megjithatë, ky i fundit shtoi: “Sigurisht, ata (Bayern) e di se çfarë lojtari është Asllani. Po e ndjekin zhvillimin e tij, por ta thërrasim si pasuesi i Harry Kane ose Nicolas Jackson, është ende herët”.

Fisnik Asllani

Asllani ka fituar vëmendjen e top klubeve evropiane falë paraqitjeve fantastike te skuadra e Hoffenheim, ku është ndër golashënuesit më të mirë në Bundesliga.

Ylli kosovar ka kontratë deri në verën e vitit 2029, si dhe ka një klauzolë lirimi pak më të ulët se 30 milionë euro që ia mundëson largimin nga Hoffenheim.

Sipas mediave gjermane, Asllani përfundimisht do të largohet nga Hoffenheim në verë për t’iu bashkuar ndonjë skuadre që garon në Ligën e Kampionëve./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments