
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, shënoi dy herë në ndeshjen në shtëpi kundër Paris Saint-Germain në raundin e dytë të fazës së Ligës së Kampionëve.
Manchester City u mposht me rezultat 4-2 nga Paris Saint-Germain në ndeshjen e luajtur në Etihad të mërkurën mbrëma.
Megjithatë, Haaland me dy golat e tij të shënuar theu një rekord të madh.
Për norvegjezin 26-vjeçar, këto ishin golat e tij të 60-të dhe të 61-të në karrierën e tij në këtë garë. Atij iu deshen vetëm 60 paraqitje për të arritur shifrën e 60 golave, duke e bërë atë lojtarin më të shpejtë në historinë e turneut që e arrin këtë rekord.
Haaland theu rekordin e Lionel Messit, me argjentinasin që kishte shënuar 60 gola në Ligën e Kampionëve në 80 ndeshje.
Në pozitat tjera, Robert Lewandowski shënoi 60 gola në 85 ndeshje, Kylian Mbappe në 89 ndeshje dhe Cristiano Ronaldo në 98 ndeshje. /Kampionet/


