BallinaSuperliga e KosovësFormacionet zyrtare, Dukagjini - Vushtrria: Armend Dallku mes të kaluarës dhe të...

Formacionet zyrtare, Dukagjini – Vushtrria: Armend Dallku mes të kaluarës dhe të tashmes – Kampionet

Dukagjini dhe Vushtrria takohen në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës, në një përballje ku dy ekipet vijnë me objektiva të kundërta.

Armend Dallku, pasi e riktheu Vushtrrinë në Superligën e Kosovës, tani është kthyer te Dukagjini, skuadër ku ka qenë edhe më herët.

Dukagjini mban vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa Vushtrria, me vetëm tri pikë, renditet në pozitën e fundit.

Standings provided by Sofascore

Për këtë ndeshje, Dallku ka vendosur të luajë pa një sulmues të vetëm, duke e përbërë repartin ofensiv me Dieni Isufin, Altin Merlakun dhe Iljesa Zylfijin.

Në anën tjetër, trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica, ka zgjedhur të luajë në sulm me Daut Maxhunin, Kreshnik Bahtirin dhe Urim Statovcin.

Dukagjini: Lekaj, Dallku, Sinani, Basri, Bytyqi, Salihu, Gashi, Hugo, Merlaku, Zylfiji, Isufi.

Vushtrria: Isufi, Paloka, Miftari, Islami, Ajdini, Behrami, Hasani, Maxhuni, Bahtiri, Statovci.

/Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments