
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, ka kritikuar hapur drejtuesit e klubit për mungesën e përforcimeve në skuadër, duke kërkuar më shumë investime pas rikthimit në Ligën e Kampionëve.
Humbja 2-0 ndaj Atletico Madridit të martën e ka thelluar krizën e “Djajve të Kuq”, të cilët tashmë kanë pesë ndeshje radhazi pa fitore. Suksesi i fundit i Unitedit ishte më 10 shtator ndaj Sabah, kampionit të Azerbajxhanit.
Nga nëntë ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, skuadra angleze ka regjistruar vetëm dy fitore. Njëra prej tyre erdhi ndaj Ipsëich Toënit në “Old Trafford”, në një ndeshje ku Unitedi fillimisht ishte në disavantazh.
Megjithatë, Martinez beson se rezultatet e sezonit të kaluar duhej të shoqëroheshin me përforcime më të mëdha në afatin kalimtar.

“Ne zhvilluam një sezon fantastik sezonin e kaluar dhe tani presim më shumë nga drejtuesit, më shumë lojtarë për të garuar, sepse edhe shumë skuadra të tjera po përforcohen”, deklaroi argjentinasi për Amazon Prime.
Duke folur pas humbjes ndaj Atletico Madridit, Martinez nuk ngurroi të kërkonte investime të tjera, duke e përmendur drejtpërdrejt drejtorin teknik të klubit, Jason Wilcox.
“Pres më shumë investime. Njëqind për qind. Pres më shumë nga drejtori ynë teknik, Jason Wilcox”, theksoi mbrojtësi.
“Duhet të jem i sinqertë, ne si lojtarë duhet të bëjmë më shumë. Por është gjithashtu e rëndësishme që, kur ndërton një skuadër të fortë, të jesh i përgatitur për ndeshje të tilla.
“Sonte është e lehtë të fajësosh trajnerin apo lojtarët, por duhet t’i shohim edhe aspektet e tjera”, shtoi ai.
Kritikat e Martinezit vijnë në një kohë kur Manchester United po përballet me pikëpyetje rreth përbërjes së skuadrës. Gjatë verës, klubi shpenzoi afërsisht 178 milionë euro për tre mesfushorë, por nuk përforcoi pozita të tjera që konsideroheshin të nevojshme.
Mungesa e një sulmuesi shtesë për të mbështetur Benjamin Seskon dhe e konkurrencës për Luke Shaw në krahun e majtë të mbrojtjes janë ndër çështjet që kanë nxitur kritika./Kampionet/


