Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareShfaqet video e tentativës së rrëmbimit të një lojtari rus, ja kush...

Shfaqet video e tentativës së rrëmbimit të një lojtari rus, ja kush e shpëtoi atë – Kampionet

Lojtari i kombëtares ruse dhe futbollisti i Zeniit, Andrej Mostovoi, i shpëtoi rrëmbimit me fat, dhe tani një video e incidentit nga rruga është shfaqur në rrjetet sociale.

Incidenti ndodhi më 23 tetor dhe policia ruse ka konfirmuar se janë arrestuar disa të dyshuar.

Sipas informacioneve të disponueshme, një grup sulmuesish e kanë kapur Mostovojin në rrugë dhe janë përpjekur ta fusin me forcë në një makinë.

Falë reagimit të shpejtë të mikut të tij, Aleksandar Grakun, një ish-lojtar hokeji, rrëmbimi u parandalua.

Grakun ndërhyri menjëherë, e tërhoqi shokun e tij dhe i shtyu sulmuesit larg, ndërsa Mostovoj përdori shpejtësinë e tij për t’u arratisur .

Mostovoi është një lojtar prej kohësh i Zenit, për të cilin luajti 192 ndeshje, shënoi 40 gola dhe regjistroi 21 asiste, ndërsa luajti 20 herë për ekipin kombëtar rus.

Pavarësisht traumës, Mostovoi u rikthye në stërvitje disa ditë më vonë dhe madje shënoi golin e tij të 40-të për Zenitin në një ndeshje klubi kundër Lokomotiv Moskës./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments