
Real Madridi dhe disa klube të tjera të Ligës Premier po monitorojnë situatën e Scott McTominayt, në rast se Napoli nuk arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mesfushorin skocez.
McTominay është në vitin e tretë të kontratës katërvjeçare që nënshkroi kur iu bashkua Napolit nga Manchester United në verën e vitit 2024. Kontrata e tij skadon në vitin 2028, por në Itali ka shqetësime se vera e ardhshme mund të jetë mundësia e fundit që Napoli të përfitojë financiarisht nga shitja e tij.
Kjo pasi, nëse nuk rinovon kontratën, McTominay mund të largohet si lojtar i lirë në vitin 2028.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se McTominay u ka kërkuar përfaqësuesve të tij të rihapin negociatat me Napolin për një kontratë të re. Megjithatë, nëse palët nuk arrijnë marrëveshje shpejt, mesfushori mund të jetë i gatshëm të dëgjojë ofertat e klubeve të tjera gjatë afateve të ardhshme kalimtare.
Sipas Tuttomercatoweb, Real Madridi tashmë ka kontaktuar me rrethin e McTominayt për të marrë informacione rreth situatës së tij. Raportohet gjithashtu se disa klube të tjera të Ligës Premier pritet të bëjnë të njëjtën gjë.
Napoli, ndërkohë, nuk dëshiron ta nxjerrë McTominayn në shitje dhe synon ta mbajë atë të paktën deri në fund të sezonit 2026/27.
Kjo do t’i jepte klubit italian edhe disa muaj shtesë për të gjetur një marrëveshje të re me mesfushorin, i cili u shpall MVP i Serie A për sezonin 2024/25./Kampionet/


