BallinaLiga NdërkombëtareMessi rrëfen pse Argjentina nuk mundi ta mposhtë Spanjën në finalen e...

Messi rrëfen pse Argjentina nuk mundi ta mposhtë Spanjën në finalen e Botërorit – Kampionet

Lionel Messi ka vlerësuar paraqitjen e Argjentinës në Kupën e Botës 2026, ku “Albiceleste” arriti deri në finale, por u mposht nga Spanja, e cila në fund u shpall kampione e botës.

Pas paraqitjes së tij të fundit me fanellën e Argjentinës, Messi ka folur për rrugëtimin e kombëtares në Botërorin 2026, duke u ndalur veçanërisht te humbja në finalen ndaj Spanjës.

Kapiteni argjentinas ka mbrojtur paraqitjen e skuadrës së tij dhe ka hedhur poshtë çdo dyshim rreth rrugëtimit të Argjentinës drejt finales.

“Në Botërorin e fundit arritëm në finale me aq sa na kishte mbetur, por luftuam deri në fund, ashtu siç kemi bërë gjithmonë”, u shpreh Messi.

“U afruam shumë për ta fituar sërish dhe, pavarësisht gjithçkaje që u tha për ne, nuk ndodhi asgjë e çuditshme”.

“Arsyeja për finalen ndaj Spanjës? Ndeshja kundër Anglisë na mori shumë energji, sepse dhamë absolutisht gjithçka”, shtoi ai.

Sipas Messit, përballja e vështirë me Anglinë pati ndikim të madh në gjendjen fizike të Argjentinës para finales, pasi skuadra kishte shpenzuar shumë energji për të arritur deri në ndeshjen për titull.

Megjithatë, pavarësisht zhgënjimit në finalen e vitit 2026, Messi e mbyll karrierën ndërkombëtare me një bilanc të jashtëzakonshëm.

Ylli argjentinas udhëhoqi vendin e tij drejt triumfit në Kupën e Botës 2022, ndërsa gjatë viteve fitoi edhe disa trofe të Copa America, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme me fanellën e Argjentinës./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments