
Sulmuesi me prejardhje nga Serbia, Sala Kalajdzic, që përfaqëson Austrinë në nivelin ndërkombëtar, ka provokuar Kosovën pas ndeshjes.
Ai në profilin e tij në “Instagram”, ka bërë të ditur se ka vizituar Manastirin e Graçanicës si dhe publikoi disa fotografi të rrugëve me emrat serb.
Kalajdzic faktikisht edhe asistoi te goli i barazimit të Austrisë, duke pasuar te golashënuesi Christoph Lang, në sfidën ku austriakët morën me fat një pikë ndaj Kosovës.
Kosova ishte skuadër më kërkuese, duke pasur edhe një mundësi të artë për ta bërë rezultatin 2-0, por fatkeqësisht Milot Rashica ishte i pafat për të goditur shtyllën ndërsa nga topi i kthyer nuk arriti të përfitojë Veldin Hoxha.
Me renditjen aktuale, Kosova zë pozitën e dytë në grup me pesë pikë, aq sa ka edhe Irlanda, ndërsa Austria mbetet lider me tetë sosh./Kampionet/


