
Me situatën aktuale, Kombëtarja e Kosovës do të renditet në vazon e dytë, kur të tërhiqet shorti për Kampionatin Evropian Euro 2028.
“Dardanët” morën një pikë si nikoqir i Austrisë, ndërsa Irlanda gaboi gjithashtu duke u ndalur nga Izraeli.
Kësisoj, “Football Meets Data” ka publikuar zhvillimet e fundit, me Kosovën që zë një vend në vazon e dytë për shortin e “Euro 2028”.
Fatkeqësisht, Shqipëria renditet në vazon e katërt, gjë që lë të hapur mundësinë për të qenë në të njëjtin grup kualifikues të Evropianit së ardhshëm.
Megjithatë, kjo nuk është renditja finale, meqenëse edhe dy sfida do të zhvillohen në mesin e muajit nëntor. Thënë ndryshe, Kosova me patjetër duhet ta sigurojë së paku vendin e dytë në grup për ta ruajtur këtë pozitë në vazon e dytë.
Rikujtojmë, “Dardanët” do të përballen me Izraelin në Prishtinë më 11 nëntor, kurse tre ditë më vonë udhëtojnë për në Dublin, ku i pret Irlanda./Kampionet/


