BallinaLiga Ndërkombëtare“Nuk ndihem fajtor”, Zidane përballet me Italinë 20 vjet pas incidentit me...

“Nuk ndihem fajtor”, Zidane përballet me Italinë 20 vjet pas incidentit me Materazzin – Kampionet

Franca dhe Italia luajnë një ndeshje të Ligës së Kombeve sonte (e premtE), dhe takimi i rivalëve të vjetër është në fokus të veçantë për shkak të trajnerit francez Zinedine Zidane.

Francezi legjendar ka bërë një nisje të shkëlqyer të mandatit të tij në stolin e “Gjelave”, me dy fitore në dy raundet e para, kundër Turqisë dhe Belgjikës, dhe pret Italinë në Stade de France me gjashtë pikë maksimale.

Në anën tjetër do të jetë Roberto Mancini, i cili ka marrë përsëri drejtimin e ekipit kombëtar italian. Pas humbjes ndaj Belgjikës, ai arriti t’i rikthejë Azzurrët në rrugën e duhur kundër Turqisë.

Njëzet vjet nga goditja me kokë

Kombinimi i Francës, Italisë dhe Zidanes sjell në mënyrë të pashmangshme kujtime të Berlinit dhe finales së Kupës së Botës 2006. Ishte ndeshja e fundit profesionale e Zidanes dhe u shënua nga një moment që bëri xhiron e botës.

Pasi u provokua nga mbrojtësi italian Marco Materazzi, Zidane reagoi duke e goditur me kokë në gjoks. Ai mori një karton të kuq dhe Italia u bë kampione bote pas kohës shtesë dhe penalltive.

– YouTube www.youtube.com

Njëzet vjet më vonë, Zidane është rikthyer në krye të Francës, por në një rol krejtësisht të ndryshëm.

Përpara ndeshjes së re kundër italianëve, gazetarët e pyetën Zidanen për incidentin. “Nuk ndihem fajtor për këtë, por nuk jam krenar për atë veprim”, tha shkurt trajneri francez.

Ai pranoi se imazhet e atij momenti i rikthehen shpesh edhe sot. “Ato video vazhdojnë të shfaqen dhe më kujtojnë gjithmonë atë ndeshje. Por ka edhe imazhe të tjera, shumë më të bukura nga karriera ime. Preferoj të mendoj për to”, tha ai.

Kur u pyet për marrëdhënien e tij me Materazzin, ai ishte i shkurtër: “Nuk kam folur më me të”. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments