BallinaLiga NdërkombëtareRonaldo dhe trajneri i Portugalisë sqarojnë situatën pas tensionit në Ligën e...

Ronaldo dhe trajneri i Portugalisë sqarojnë situatën pas tensionit në Ligën e Kombeve – Kampionet

Kombëtarja e Portugalisë e ka zgjidhur situatën në lidhje me pakënaqësinë e Cristiano Ronaldos pas ndeshjes së fundit ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve.

Më parë ishte raportuar se lojtari 41-vjeçar ishte i pakënaqur që nuk u aktivizua fare kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve (2-1), pavarësisht një premtimi që i ishte bërë.

Menjëherë pas vërshëllimës së fundit, kapiteni u drejtua drejt e në dhomën e zhveshjes pa i falënderuar tifozët, dhe dje ai nuk mori pjesë në stërvitjen e ekipit.

Pedro Proença, president i Federatës Portugeze të Futbollit, bëri një fluturim emergjent për në Kopenhagen, ku Portugalia do të luajë kundër Danimarkës më 1 tetor, për t’u takuar me Ronaldon dhe trajnerin Jorge Jesus.

Sipas mediumeve A Bola dhe RTP, të martën sulmuesi dhe trajneri diskutuan situatën dhe sqaruan keqkuptimin.

Sabado, duke cituar gazetën Record, raporton se Proença as nuk kishte nevojë të ndërhynte pasi dyshja u sqaruan vetë. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments