BallinaLiga NdërkombëtareLojtarët e Man Cityt diskutojnë frikën e rënies nga Liga Premier -...

Lojtarët e Man Cityt diskutojnë frikën e rënies nga Liga Premier – Kampionet

Shpallja fajtor e Manchester Cityt në 114 nga 115 akuzat nga Liga Premier ka bërë që lojtarët e klubit nga Etihad të diskutojnë mbi të ardhmen e tyre nëse sanksionet janë të mëdha.

Sipas gazetës L’Equipe, lojtarët e Cityt kanë frikë se klubi mund të bjerë nga Liga Premier si rezultat i një vendimi që i shpalli fajtor për 115 akuza.

Anëtarët e skuadrës po diskutojnë pasojat e mundshme të vendimit tronditës, të konfirmuar gjatë pushimit ndërkombëtar.

Bordi i Cityt shpreh besim në pafajësinë e tyre dhe është i sigurt se do të apelojë vendimin e komisionit të pavarur të Ligës Premier.

Megjithatë, një agjent i njërit prej lojtarëve zbulon se ata kanë frikë nga një zbritje pikësh aq masive sa një rënie nga kategoria do të ishte e pashmangshme.

Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe drejtuesit e Cityt ende shpresojnë në një sanksion jo të madh. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments