BallinaLiga NdërkombëtareTërhiqet nga deklarata për “gjenocid”: Trajneri i Irlandës sqaron fjalët e tij...

Tërhiqet nga deklarata për “gjenocid”: Trajneri i Irlandës sqaron fjalët e tij para ndeshjes me Izraelin – Kampionet

Trajneri i Kombëtares së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka sqaruar deklaratën e tij të mëparshme për situatën në Gaza, duke pranuar se kishte përdorur një term “të fortë dhe të gabuar” përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.

Hallgrimsson ishte pyetur nëse pendohej që kishte deklaruar se Izraeli po kryente gjenocid.

“Patjetër që përdora një fjalë të fortë. Për ta shpjeguar këtë, mediat irlandeze e dinë shumë mirë të gjithë historinë. Që prej shortit në shkurt, pavarësisht se me kë do të përballeshim, kjo çështje ka qenë vazhdimisht pjesë e konferencave tona për shtyp“.

“Në Irlandë ka një mbështetje shumë të madhe për Palestinën, ndoshta ndër më të mëdhatë në Evropë. Që nga hedhja e shortit ka pasur protesta kundër zhvillimit të kësaj ndeshjeje”, deklaroi trajneri irlandez.

Ai shtoi se presioni ndaj lojtarëve dhe federatës ishte rritur gradualisht, duke theksuar se edhe ai vetë e kishte ndier këtë presion.

“Që nga dita e parë ka pasur protesta në Irlandë kundër zhvillimit të kësaj ndeshjeje. Ky është një presion që do ta ndiejnë lojtarët dhe federata. E kam ndier se si ky presion është rritur dita-ditës dhe tani pothuajse ka arritur në një pikë kritike. Slogani i fushatës së protestuesve përmban pikërisht atë fjalë. Prandaj, kur thashë atë që thashë, dhe po e përsëris sërish, përdora një fjalë të fortë dhe të gabuar”, u shpreh Hallgrimsson.

Trajneri theksoi se pjesëmarrja e Irlandës në ndeshje nuk duhet të interpretohet si mbështetje për zhvillimet në Gaza.

“Duke dalë në fushë, ne nuk po pranojmë atë që po ndodh. Nëse një lojtar del në fushë nesër, kjo nuk do të thotë se ai pranon, mbështet apo pajtohet me atë që ka ndodhur në Gaza. Vetë fakti që ne luajmë është tashmë një deklaratë”, tha ai.

Hallgrimsson theksoi gjithashtu se Irlanda po merrte pjesë në ndeshje për shkak të rregullave të kompeticionit.

“Ne nuk po luajmë së bashku me dikë, por kundër dikujt. Dhe nëse mund të përcjell ndjenjat e lojtarëve dhe t’i përgjigjem pyetjes rreth mbrojtjes së tyre, ata ndihen sikur po bëjnë diçka të gabuar duke luajtur këtë ndeshje nën presionin e njerëzve në Irlandë“.

“Është një ndjenjë e keqe kur je nën presionin e njerëzve të tu, për të cilët dëshiron të luash. Prandaj, thjesht duam ta bëjmë të qartë se nuk e mbështesim atë që po ndodh në Gaza“.

“Po e zhvillojmë këtë ndeshje sepse këto janë rregullat e sportit tonë. Po luajmë sepse këto janë rregullat e kompeticionit ku marrim pjesë. Dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu. Duam t’i respektojmë këto rregulla”, përfundoi Hallgrimsson.

Ndeshjet mes Irlandës dhe Izraelit janë paraparë të zhvillohen më 27 shtator dhe 4 tetor. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments