Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareKylian Mbappe ndan një moment të veçantë me fizioterapistin e Real Madridit...

Kylian Mbappe ndan një moment të veçantë me fizioterapistin e Real Madridit pas golit ndaj Barcelonës – ka një arsye të veçantë për këtë

Kylian Mbappé ishte një nga protagonistët e El Clásicos, duke shënuar një gol të mrekullueshëm në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabéu”.

Pas golit, francezi zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta festuar, ai përqafoi fizioterapistin e klubit, Willy Zurdo, duke ndarë një moment të ngrohtë që menjëherë bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Mbappé ka ndërtuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me Zurdon që nga mbërritja e tij në Madrid. Pas ndeshjes, ylli francez zbuloi edhe arsyen e gjestit: festimi me gishtin e madh në gojë ishte një dedikim për Zurdon, i cili së shpejti do të bëhet baba.

“Willy ka qenë pranë meje çdo ditë, më ka ndihmuar të përshtatem dhe të jem në formën më të mirë. Ishte momenti im për t’i kthyer pak nga ajo që më ka dhënë”, ka thënë Mbappé për mediat spanjolle.

Kjo skenë e vogël, por plot emocion, tregoi edhe një herë lidhjen e fortë që Mbappé ka krijuar me njerëzit brenda klubit – një shenjë respekti për ata që shpesh qëndrojnë në hije, por luajnë një rol vendimtar në suksesin e skuadrës. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments