BallinaKombëtarja“Vendim me zemër”, Dion Kacuri flet për herë të parë si lojtar...

“Vendim me zemër”, Dion Kacuri flet për herë të parë si lojtar i Kosovës: Dua të fitojë secilën ndeshje – Kampionet

 

Mesfushori Dion Kacuri thotë se nuk ka qenë vështirë për të vendosur që të përfaqësojë Kosovën.

22-vjeçari u ftua për herë të parë te Kosova nga Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke u larguar nga Zvicra, aty ku ishte kapiten te grupmosha U21.

Pasi mbërriti në Prishtinë, Kacuri ka folur si lojtar i Kosovës duke konfirmuar se ishte e lehtë për të përfaqësuar “Dardanët”.

“Ka qenë një vendim me zemër dhe lehtë ka qenë për mua. Jam shumë i lumtur që mundem të luaj për Kosovën. Provoj gjithnjë të jap maksimumin”.

“Ka qenë lehtë sepse prindërit kanë lindur dhe janë rritur këtu. Familjen e kam këtu gjithashtu. Një herë ose dy në vit vijmë për pushime, prandaj ka qenë vendim me zemër”.

“Kemi një ekip të fortë, lojtarët luajnë në top klubet dhe shpresoj që të fitojmë secilën ndeshje. Të shohim”.

Përndryshe, Kosova do t’ia bëjë sefte Ligës së Kombeve në Prishtinë këtë të enjte ndaj Irlandës./Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments