BallinaLiga NdërkombëtareBarcelona jep lajmin e hidhur, ylli i ekipit mungon disa javë shkaku...

Barcelona jep lajmin e hidhur, ylli i ekipit mungon disa javë shkaku i lëndimit – Kampionet

Barcelona ka konfirmuar se Andreas Christensen do të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi në kofshë.

Qendërmbrojtësi danez e pësoi lëndimin gjatë fitores 3-1 ndaj Sevillas mbrëmjen e kaluar, ndërsa tashmë pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të caktuar.

Klubi katalunas ka bërë të ditur se ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim në kofshën e majtë të Christensenit.

“Ekzaminimet kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë, Andreas Christensen, ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë. Ai do të jetë i padisponueshëm për momentin dhe evoluimi i gjendjes së tij do të përcaktojë rikthimin në fushë”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Në favor të Christensenit është pushimi i gjatë ndërkombëtar, i cili pritet t’i japë më shumë kohë për rikuperim dhe mund t’ia lehtësojë rikthimin në kohë për ndeshjet e ardhshme.

Barcelona do t’i rikthehet aksionit në La Liga më 10 tetor, kur do të përballet me Getafen./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments