BallinaLiga NdërkombëtareBarcelona konfirmon planet për ta nderuar Lionel Messin në “Camp Nou-n” e...

Barcelona konfirmon planet për ta nderuar Lionel Messin në “Camp Nou-n” e ri – Kampionet

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi do ta nderojë Lionel Messin me një ceremoni të veçantë pasi të përfundojnë punimet në “Spotify Camp Nou”.

Sipas “Mundo Deportivo”, Laporta e bëri këtë të ditur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit të shtunën, teksa foli edhe për mundësinë që Messi të rikthehej në Barcelonë për një sezon tjetër.

“Siç kemi thënë tashmë, kur stadiumi të përfundojë, do të organizojmë një nderim për të”, deklaroi Laporta.

Presidenti i Barcelonës tha gjithashtu se klubi kishte shqyrtuar më herët mundësinë e rikthimit të Messit, por pretendoi se argjentinasi kishte marrë një vendim tjetër.

Njoftimi vjen në një kohë kur raportohet për marrëdhënie të tensionuara mes Messit dhe drejtimit aktual të klubit.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Barcelona si lojtar i lirë në vitin 2021, pasi klubi nuk ishte në gjendje t’ia rinovonte kontratën për shkak të kufizimeve financiare./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments