BallinaLiga Ndërkombëtare“E kam parë Messin dhe tani po e shoh atë”, ylli i...

“E kam parë Messin dhe tani po e shoh atë”, ylli i Barcelonës e mbështet Lamine Yamal për Topin e Artë – Kampionet

Eric Garcia ka përzgjedhur shokun e tij të skuadrës te Barcelona dhe Kombëtarja e Spanjës, Lamine Yamal, si favorit për ta fituar Topin e Artë 2026, duke e krahasuar 19-vjeçarin edhe me legjendën e futbollit, Lionel Messi.

Garcia beson se Yamal e meriton çmimin prestigjioz për atë që ka treguar në fushë, pavarësisht moshës së tij.

“Lamine e meriton. Natyrisht, mendoj se të gjithë e themi këtë sepse vërtet e ndiejmë dhe sepse ai e dëshmon në çdo ndeshje”.

“Për moshën që ka dhe për gjërat që bën… Unë e kam parë Messin dhe tani e shoh atë. Prandaj, për mua, natyrisht që e meriton Topin e Artë”.

Yamal e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri, pas triumfit me Spanjën në Kupën e Botës gjatë verës.

19-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime në shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Ndërkohë, kandidatët për Topin e Artë përpos Yamal mbesin edhe dyshja Kylian Mbappe i Real Madridit dhe Harry Kane i Barcelonës./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments