Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareGranit Xhaka i dhuroi fanellën, këto janë fjalët e Ramiz Lladrovcit për...

Granit Xhaka i dhuroi fanellën, këto janë fjalët e Ramiz Lladrovcit për yllin e Sunderland pas lojës ndaj Chelseat

Sunderlandi mori një fitore të madhë në udhëtim ndaj Chelseat me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.

Të udhëhequr nga Granit Xhaka, ekipi i promovuar këtë sezon në elitë, arriti të bëjë befasinë duke siguruar fitoren krejt në fund të takimit.

Mesfushori shqiptar ishte titullar në këtë ndeshje dhe luajti tërë ndeshjen ku pati paraqitje pozitive, madje në një rast iu afrua seriozisht golit.

I pranishëm për ta përcjellë nga afër Xhakën në këtë ndeshje ishte edhe Ramiz Lladrovci, i cili pas ndeshjes mori fanellën e tij.

Ramiz Lladrovci me fanellën e Granit Xhakës

Këtë e bëri të ditur ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku postoi një fotografi me fanellën e Xhakës në duar.

“Granit, faleminderit, je legjendë. Ky vrap yti, përqafimi dhe dhurata, më bëjnë krenar. Krenar me edukatën tënde, faleminderit familje Xhaka, faleminderit Ragip, Taulant, respekt Granit. Je i paarritshëm kampion”, ka shkruar Lladrovci.

Sunderlandi do të rikthehet sërish në aksion të hënën, ku kësaj radhe do të jenë nikoqir të Evertonit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments