BallinaLiga Ndërkombëtare“Nder”, Mastantuono flet pasi theu rekordin legjendar të Lionel Messit - Kampionet

“Nder”, Mastantuono flet pasi theu rekordin legjendar të Lionel Messit – Kampionet

Franco Mastantuono ka hyrë në historinë e futbollit argjentinas, pasi u bë lojtari më i ri nga ky vend që shënon het-trik në pesë ligat kryesore të Evropës.

18-vjeçari, i huazuar nga Real Madridi te Fiorentina, shkëlqeu në fitoren 4-2 ndaj Venezias të premten, duke shënuar tri gola dhe duke i dhuruar skuadrës së tij pikët e para të sezonit.

Mastantuono shënoi dy golat e parë brenda vetëm 90 sekondash rreth minutës së 30-të, ndërsa e kompletoi het-trikun pak para fundit të ndeshjes, duke vulosur fitoren e Fiorentinës.

Me 18 vjet e 28 ditë, Mastantuono u bë argjentinasi më i ri që shënon tri gola në një ndeshje në pesë ligat kryesore evropiane, duke thyer rekordin që mbahej nga Lionel Messi.

Messi kishte shënuar het-trikun e tij të parë për Barcelonën në mars të vitit 2007, kur ishte 19 vjeç e 259 ditë.

Mastantuono gjithashtu u bë lojtari më i ri në histori që realizon het-trik për Fiorentinën.

“Për mua është një nder të hyj në historinë e një klubi kaq prestigjioz. Ishte e rëndësishme të merrnim një rezultat sot dhe luajtëm një ndeshje të madhe. Jam i lumtur për fitoren, përveç golave”, deklaroi Mastantuono.

Argjentinasi tashmë kryeson listën e lojtarëve më të rinj nga ky vend që kanë shënuar het-trik në pesë ligat kryesore të Evropës, përpara Messit, Mauro Icardit, Antonio Angelillos dhe Gonzalo Higuainit.

Argjentinasit më të rinj me het-trik në pesë ligat kryesore:

Franco Mastantuono – 18 vjeç, 28 ditë

Lionel Messi – 19 vjeç, 259 ditë

Mauro Icardi – 19 vjeç, 343 ditë

Antonio Angelillo – 20 vjeç, 17 ditë

Gonzalo Higuain – 20 vjeç, 334 ditë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments