BallinaLiga NdërkombëtareChelsea e kërkoi me ngulm, Xhaka më në fund tregon pse tha...

Chelsea e kërkoi me ngulm, Xhaka më në fund tregon pse tha “jo” – Kampionet

Granit Xhaka ka folur për herë të parë rreth përpjekjes së Chelseat për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori veteran ishte një nga objektivat kryesorë të “Bluve”, të cilët kërkonin më shumë përvojë dhe liderë në një skuadër të mbushur me lojtarë të rinj, por ish-futbollisti i Arsenalit vendosi të qëndrojë te Sunderlandi.

Në një verë ku Chelsea po kërkonte me ngulm futbollistë me përvojë për ta balancuar skuadrën e re, Xhaka u shndërrua në një objektiv befasues të klubit londinez.

Reprezentuesi 33-vjeçar i Zvicrës, i cili ka përjetuar një ringritje të jashtëzakonshme të karrierës pas largimit nga Arsenali, u konsiderua nga drejtuesit e Chelseat si lojtari ideal për mesfushën e tyre.

Megjithatë, pavarësisht joshjes për t’u rikthyer në Londër dhe për të veshur fanellën e Chelseat, Xhaka ka zbuluar se besnikëria ndaj projektit të Sunderlandit ishte më e fortë se tundimi për t’u larguar.

Ndikimi i tij te Sunderlandi ka qenë i jashtëzakonshëm që prej transferimit të tij. Duke marrë shiritin e kapitenit, Xhaka e udhëhoqi skuadrën drejt kualifikimit në Ligën e Evropës në sezonin e tij të parë, ndërsa zhvilloi 34 paraqitje në Ligën Premier dhe u shndërrua në një prej figurave kryesore të ekipit.

Mesfushori theksoi se transferimi i tij te Sunderland në vitin 2025 ishte pjesë e një plani afatgjatë dhe jo një aventurë të shkurtër.

“Kur nënshkrova kontratën këtu, kishte një plan pas gjithë kësaj. Plani ishte t’i përmbaheshim këtij projekti, të besonim në të dhe të punonim për të”, ka shpjeguar Xhaka.

“Kur fola me pronarin e Sunderlandit, i thashë që në fillim se nuk e kam ndjesinë që ky projekt ka përfunduar ende dhe kjo është motivimi im”, deklaroi Xhaka./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments