
Mesfushori shqiptar Medon Berisha ka dhuruar një tjetër paraqitje fantastike, pavarësisht humbjes së Lecce ndaj Udineses.
Lojtari me prejardhje nga Kosova shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë për ta ngushtuar epërsinë e Udineses (2-1).
Në 76 minuta sa ishte në fushë, Berisha kishte saktësi prej 86 për qind në pasime (36 nga 42 të mundshme), fitoi katër duele si dhe kishte tre ndërhyrje në top.
Kësisoj, “SofaScore” e vlerësoi me notën 8.0 që ishte më e larta në ndeshje, pavarësisht që skuadra e tij pësoi humbje 3-2.
Titullar te Lecce në këtë sfidë ishte edhe Ylber Ramadani që u vlerësua me notën 6.8./Kampionet/


