BallinaLiga Ndërkombëtare7 gola të pranuar në 3 ndeshje, Xabi Alonso zbulon problemin e...

7 gola të pranuar në 3 ndeshje, Xabi Alonso zbulon problemin e madh të Chelseas – Kampionet

Xabi Alonso ka pranuar se Chelsea duhet të përmirësohet në aspektin defensiv, pasi skuadra e tij ka dhuruar një fillim spektakolar të sezonit, me shumë gola të shënuar, por edhe të pranuar.

“Blutë” janë ndër ekipet me më shumë gola në Ligën Premier, pasi kanë shënuar tetë herë në tri ndeshjet e para, por në anën tjetër kanë pranuar shtatë gola.

Ky ritëm vazhdoi edhe të mërkurën në Kupën e Ligës, ku Chelsea e pa veten duke humbur 2-0 ndaj Leedsit, por më pas reagoi fuqishëm dhe triumfoi me rezultat 6-3.

Alonso, i cili është në sezonin e parë si trajner i Chelseat, ka pranuar se skuadra është ende në proces ndërtimi, sidomos pas ndryshimeve të mëdha në përbërje.

“Duam të jemi më konkurrues, të jemi po aq të mirë ose edhe më të mirë në sulm, sepse mendoj se ka hapësirë për përmirësim, por gjithashtu duam të kemi ekuilibrin, të ndihemi solidë dhe të fortë edhe në mbrojtje”.

“Duam të mos pranojmë kaq shumë gola dhe kjo është punë e të gjithëve, nga sulmuesit deri te portieri”.

Trajneri spanjoll theksoi se skuadra duhet të jetë në gjendje të përshtatet me rrethanat e ndryshme të ndeshjeve, duke pranuar se është ende herët për të përcaktuar se çfarë niveli do të arrijë Chelsea.

“Jemi ende në ditët e para për ta ditur me siguri se çfarë do të jetë kjo skuadër”.

“Mendoj se do të zhvillojmë shumë gjëra. Do të zhvillohemi bashkë me lojtarët. Lojtarë të rëndësishëm po na bashkohen dhe janë në gjendje të luajnë”.

Alonso tashmë ka marrë rezultate të rëndësishme në fillimin e aventurës së tij në “Stamford Bridge”, por statistikat tregojnë qartë se Chelsea ka ende punë për të bërë në repartin defensiv./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments