BallinaLiga NdërkombëtarePresidenti i Fenerbahces nuk e pranon dorëheqjen e trajnerit - e gjithë...

Presidenti i Fenerbahces nuk e pranon dorëheqjen e trajnerit – e gjithë situata erdhi deri këtu pasi ai u godit me shishe – Kampionet

Një situatë e pazakontë ka ndodhur te Fenerbahçe pas barazimit 1-1 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, me trajnerin Ismail Kartal që njoftoi papritur dorëheqjen, por që u refuzua menjëherë nga presidenti i klubit, Aziz Yildirim.

Kartal e bëri të ditur vendimin në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke thënë se kishte dhënë dorëheqjen me qëllimin për t’i hapur rrugë klubit dhe se nuk kishte ndërmend të kthehej më në këtë detyrë. Deklarata e tij i befasoi të gjithë të pranishmit.

Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, presidenti Aziz Yildirim doli para mediave dhe bëri të qartë se dorëheqja nuk pranohej. Sipas tij, arsyeja kryesore e vendimit të Kartalit ishte incidenti gjatë ndeshjes, kur një tifoz i hodhi një shishe uji në drejtim të trajnerit.

“Son­te dikush i hodhi një shishe uji në kokë trajnerit Ismail. Kjo është arsyeja pse ai është i trishtuar, kjo është arsyeja e dorëheqjes së tij”, deklaroi Yildirim, duke shtuar se klubi nuk kishte pasur asnjë informacion paraprak për vendimin e trajnerit.

Presidenti i Fenerbahçes ishte kategorik se Kartal do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.

“Ismail Kartal mbetet trajner. Klubi duhet ta mbështesë trajnerin tonë. Për sa kohë që unë jam president dhe nuk largohem, Kartal është trajneri i Fenerbahçes”, u shpreh ai.

Por deklarata më e fortë e Yildirimit erdhi kur u pyet nëse Kartal duhet të konfirmojë vetë se do të qëndrojë.

“Ismail Kartal nuk ka nevojë të thotë se do të qëndrojë. Unë jam eprori i tij dhe i them ‘Do të qëndrosh’ dhe kaq. Këto gjëra ndodhin brenda familjeve. Derisa ta them unë, Ismail Kartal nuk mund të largohet nga këtu”, tha presidenti.

telegrafi.com

Situata u krijua pas barazimit 1-1 me Romën, në ndeshjen e parë të Fenerbahçes në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Bryan Cristante kaloi italianët në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Archie Brown barazoi për vendasit në fillim të pjesës së dytë pas asistimit të Mason Greenwood. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments