Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësMalisheva kthehet të fitorja, ia thellon krizën Prishtinës së Re

Malisheva kthehet të fitorja, ia thellon krizën Prishtinës së Re

Malisheva ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Prishtina e Re në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Qatip Osmanit është kthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi duke mposhtur Prishtinën e Re dhe duke ia thelluar krizën me gjashtë ndeshje pa fitore, nga to pesë humbje.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e gjashtë me anë të Altin Aliut, i cili shënoi për 0-1, ndërsa i njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 40-të për 0-2.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, por pa arritur ta gjejnë rrjetën dhe në fund ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë.

Pas kësaj fitore, Malisheva ngjitet në pozitën e pestë me 13 pikë, ndërsa Prishtina e Re mbetet e fundit me 7 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, malishevasit e presin Ballkanin, teksa ekipi nga Hajvalia udhëton në Ferizaj. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments