
Shoqata Amerikane e Lojtarëve të Ligës MLS (MLSPA) publikoi sot listën e lojtarëve më të paguar, dhe siç pritej, argjentinasi Lionel Messi kryeson listën.
Interesante është se Messi fiton pothuajse dyfishin e të dytit në listë dhe ka një pagë të garantuar prej 20.45 milionë dollarësh, një shumë që nuk përfshin zgjatjen e kontratës së tij të fundit.
Është interesante se skuadra nga Florida shpenzon për paga si asnjë skuadër në Major League Soccer (MLS), gjë që është disi e pritshme, duke pasur parasysh se ata kanë në skuadër ish-yje të Barcelonës, Messi, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.
Me një shpenzim prej 48.97 milionë dollarësh, Inter Miami e tejkalon nën-kampionin e parë me deri në 18.87 milionë dollarë, një diferencë që në vetvete është më e madhe se buxhetet e 15 klubeve të tjera në ligë.

Lojtarët më të paguar në MLS:
Lionel Messi (Inter Miami) – 20.45 milionë dollarë
Son Heung-Min (Los Angles FC) – 11.15 milionë dollarë
Sergio Busquets (Inter Miami) – 8.78 milionë dollarë
Miguel Almiron (Atlanta United) – 7.87 milionë dollarë
Hirving Lozano (San Diego FC) – 7.63 milionë dollarë
/Kampionet/


