
Xherdan Shaqiri po del të jetë protagonist i momentit në fillim të ndeshjes mes Baselit dhe FCSB-së, duke shënuar golin e avantazhit nga pika e bardhë në minutën e 19-të.
Pas një ndërhyrjeje në VAR-, gjyqtari Juxhin Xhaja sinjalizoi penallti në favor të skuadrës zvicerane.
Shaqiri mori përgjegjësinë dhe me qetësi e dërgoi topin në qendër të portës, duke mashtruar portierin Lukas Zima, që ishte sapo futur në lojë.
Vetëm pak minuta më herët, në minutën e 12-të, Stefan Tarnovanu i FCSB-së u ndëshkua me karton të kuq pas një reagimi të pamatur, duke lënë skuadrën rumune me dhjetë lojtarë.
Baseli po kërkon ta shfrytëzojë epërsinë numerike dhe golin e hershëm të Shaqirit për të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi. /Kampionet/


